Thaçi dhe Brnabiq “sulmojnë” Gjermaninë, reagon diplomati gjerman

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Diplomati i njohur gjerman dhe ndërmjetsuesi i bisedimeve në Vjenë, Wolfgang Ischinger ka thënë se pozicioni i qeverisë gjermane është kritikuar nga presidenti kosovar, Hashim Thaçi si dhe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Siç shprehet përmes rrjetit social Twitter diplomati gjerman, diskutimi për çështjen e Kosovës dhe Serbisë mes pjesëmarrëseve të konferencës së Munihut, ishte shumë serioze dhe e rëndësishme.

“Qëndrimi i Qeverisë Gjermane është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabic, si mjaftë negativ’’, është shprehur Ischinger.

Më poshtë në komentin e twitter ka shkruar menjëherë Brnabiq e cila ka shkruar se “(Serbia) mbetemi të dedikuar ndaj dialogut dhe gjetjes së një kompromisi dhe një marrëveshjeje të qëndrueshme afatgjate për Kosovën dhe Metohinë”, ka shtuar ai.

Wolgang Ischinger, diplomat gjerman, ka qenë i dërguar i BE-së në bisedimet për Kosovën në Vjenë. Aktualisht, ai drejton Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Të ngjashme