Thaçi dhe Walker ia “ledhatojnë” duart njeri-tjetrit dhe drekojnë bashkë (Foto)

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Recakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker.

Thaci e Walker janë parë të kenë shkëmbyer një dorështrëngim miqësor, ndërkaq sipas informacioneve nga Këshilli Organizativ për Shënimin e Përvjetorit të Masakrës së Recakut, Thaci dhe Walker kanë drekuar bashkë pas përfundimit të manifestimit përkujtimor.

Madje, Thaci ka pasur edhe një dedikim të vecantë për ambasadorin Walker, ku tha se Walker ishte i vetmi që e vizitonte Kosovën atëherë kur askush tjetër nuk vinte për vizitë, për cka edhe e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme