Thaçi: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters” ka theksuar rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

Të ngjashme