Thaçi: Diaspora jonë në Gjermani i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka mbajtur një takim me Diasporën në Gjermani, raporton /EkonomiaOnline/.

Thaçi ka thënë se Diaspora tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtet-ndërtimin.

“Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani”, ka shkruar Presidenti në Facebook./EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme