Thaçi do ndryshim kufijsh, Veseli e Haradinaj kundër

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 07:55 | Nga

Udhëheqësit e Kosovës janë prezantuar me versione të ndryshme për atë që përfaqësojnë, në takimet e shpeshtuara me liderët e rajonit, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa presidenti Hashim Thaçi në Maqedoni ka promovuar idenë e ndryshimit të kufijve, kryeparlamentari Kadri Veseli në Shqipëri dhe Haradinaj në Prishtinë kanë përsëritur se ndryshimi i kufijve në dialog me Serbinë nuk duhet të jetë në agjendë.

Qëndrimet e kundërta mes dy ish-bashkëpartiakëve, politologu Belul Beqaj i sheh si përpjekje e Veselit për të dalë nga hija e Thaçit.

Presidenti vazhdon t’i referohet ndryshimit të kufirit me Serbinë herë me demarkim, e herë me korrigjim. Në takimin që ka pasur me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti ka folur për “domosdoshmërinë e demarkimit të kufirit me Serbinë”.

“Duhet të përmbyllet procesi i demarkimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, e që është rreth 430 kilometra. Marrëveshja do të jetë e frymës evropiane dhe e koordinuar në plotni me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim do të kemi një proces kompleks, në të cilin do të ketë debate dhe refuzime jo të lehta”, ka theksuar Thaçi.

Ai i ka dhënë mbështetje rezolutës së propozuar nga Zyra e tij, prej përfaqësuesve të Luginës, për bashkim me Kosovën, derisa ka shtuar se tani i takon Kuvendit të vendosë për të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme