Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën nesër në Samitin e Zagrebit

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi do ta përfaqësojë vendin nesër në Samitin e Zagrebit.

Siç bëhet e ditur nga Presidenca, i pari i shtetit do të marrë pjesë në Samitin e Zagrebit, që do të mbahet nesër përmes një video-konference, nën organizimin e Bashkimit Evropian.

“Presidenti Thaçi pritet që në këtë samit të kërkojë nga BE-ja rikonfirmimin e perspektivës evropiane të Kosovës dhe hapa sa më të shpejtë drejt liberalizimit të vizave. Kjo është bërë e ditur në një postim të mëhershëm në llogarinë Tëitter, të Thaçit”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në agjendën e këtij samiti është menaxhimi dhe dalja nga situata e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ringjallja e ekonomisë, si dhe zhvillimet politike dhe perspektiva evropiane e rajonit.

Për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi, Samiti i Zagrebit do të mbahet përmes një video konference, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve anëtare të BE’së, si dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme