Thaçi: Do të ishte gabim i pafalshëm nëse i rrezikojmë raportet me SHBA-në

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot gjatë ditës ka kërkuar një mbledhje urgjente të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën, pas reagimeve serioze nga SHBA’të për shqyrtimin e mundësisë së largimit të forcave amerikane nga Kosova.

Ndërkohë para pak minutash Thaçi është lajmëruar edhe një herë në tweeter, duke thënë se Kosova do të bënte gabim të pafalshëm nëse do të humbte shansin për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë nën ndërmjetësimin e Richard Grenell dhe administratës së Donald Trump.

Thaçi ka thënë se në takimet që ka pasur dje, liderët e partive politike kanë shprehur interesin e tyre për të ndërtuar konensus rreth dialolgut dhe marrëveshjes finale me Serbinë nën ndërmjetësimin e Grenell dhe administratës së Trump.

“Liderët e partive politike që i takova treguar kurajo dhe vizion për të ndërtuar një konsensus për dialogut dhe marrëveshjen finale me Serbinë, nën ndërmjetësimin e Richard Grenell dhe lidershipit të Donald Trumpit. Humbja e kësaj shanse dhe rrezikimi i raporteve me SHBA’në do të ishte një gabim i pafalshëm për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme