Thaçi: Duhet të fitojmë për Kosovën dhe për Vokrrin

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, iu uron fitore futbollistëve të Kombëtares së Kosovës me ndeshjen që janë duke e zhvilluar me Çekinë.

Thaçi tha se sot në stadiumin që mban me nder emrin e Fadil Vokrrit mund ta vazhdojnë ëndrrën dhe historinë e suksesit për futbollin e Kosovës.

“Uroj që djemtë e përfaqësueses sonë ta fitojnë këtë betejë përcaktuese për vazhdimin e kualifikimit në Kampionatin Evropian”.

“Sot duhet të fitojmë për Kosovën, duhet të fitojmë për Vokrrin”,  ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme