Thaçi e bën “skllotë” Qeverinë

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Ndikimi i presidentit Hashim Thaçi te deputetët e PDK-së ka lëvizur pozicionet e koalicionit qeverisës. Partneri i madh në Qeveri (PDK) ka dalë kundër qëndrimeve të AAK-së dhe të Nismës për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Kryeministri Haradinaj, duke komentuar heqjen e taksës, pati thënë se “bora do të shkrihet dikur”, ndërsa Thaçi ka ironizuar se “bora ka zënë të shkrihet shpejt…, uroj të mos bëhet skllotë”, shkruan gazeta “Zëri”.

Taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka nisur të bëhet “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Ndonëse para më shumë se dy muajsh, kur u mor vendimi për vendosjen e saj, partnerët e koalicionit u paraqitën me një zë, në ditët e fundit janë shpërfaqur përplasje qëndrimesh mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Derisa Haradinaj ka vendosur pesë kushte ndaj SHBA-së e BE-së për pezullimin e taksës, Veseli ka kundërshtuar haptazi një gjë të tillë. Kjo pasi, siç kryekuvendari është shprehur, gjuha e kushtëzimeve ndaj partnereve si SHBA-ja dhe BE-ja nuk e ndihmoi aspak Kosovën. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ky diskurs i Haradinajt e Veselit flet qartazi për thellimin e përçarjes brenda koalicionit qeverisës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme