Thaçi e falënderon Bangladeshin për pjesëmarrje në festime

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 13:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam.

Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, theksoi Thaçi, ndërsa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.

Kurse ministri i Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

Në fund, presidenti Thaçi kërkoi nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme