Thaçi e Haradinaj nderojnë ish-presidentin Rugova dhe personat e pagjetur

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 08:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë vendosur kurora lulesh të shtatorja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova si dhe te lapidari i personave të pagjeturve për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ata do të nisen për në Prekaz ku do të bëjnë homazhe e vendosin kurora lulesh në kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Fillimisht ata morën pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës.

Bashkë krerët e vendit do të jenë edhe në seancë solemne të Kuvendit që do të mbahet në ora 10:45, por edhe në parakalimin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë për herë të parë si ushtri.

Qeveria e Kosovës mëngjesin e së dielës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Saturday, February 16, 2019

Të ngjashme