Thaçi e Hoti thonë se dialogu me Serbinë do të përmbyllet me njohje reciproke

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Avdullah Hoti, ka deklaruar se është në interes të vendit që të ketë bashkëpunim institucional, raporton Ekonomia Online.

Në këtë frymë sipas tij ishte edhe takimi me Hotin.

“Është jetik për vendin dhe qytetarët që ky bashkëpunim të ekzistojë ”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se me Hotin diskutuan për dialogun që zhvillohet me Serbinë duke shtuar se e përshëndet emërimin e Skënder Hysenit si koordinator të Kosovës në dialog.

“Ne duhet ta qartësojmë raportin më Serbinë, ku do të ndodh njohja reciproke”, u shpreh Thaçi, raporton EO.

“Është me interes që të ndodhë ky dialog, sepse vetëm me dialog, takime dhe fqinjësi të mirë, Kosova mund të lëviz drejt perspektivës evropiane. Por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë identitetin tonë”.

“Nga ky proces duhet të ketë njohje reciproke dhe se nuk duhet të lejohet që ai të shkojë në dialog teknik”.

“Duhet të kemi një pikë të diskutimit dhe pastaj vijnë çështjet tjera  dhe duhet të sqarojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”.

“Sepse raporti i Kosovës dhe Serbisë është kryekëput politik dhe jo teknik. Në nivel teknik nënkupton status kuot dhe respektim i agjendës së Serbisë në anën tjetër ne do të shikojmë interesat e shtetit tonë, interesat e shoqërisë sonë, të sotmen dhe të ardhmen tonë të një fqinjësie të mirë ndërshtetërore pra duhet të ndodh njohja reciproke, respektimi i plotë i integritetit territorial të dyja shteteve”.

Thaçi pos dialogut deklaroi se kanë biseduar edhe për menaxhimin dhe kalimin e situatës që është shkaktuar nga COVID-19 në vend.

“Duhet të ketë bashkëpunim ndërinstitucional që të kemi sukses në temat që janë në interes të vendin dhe qytetarët e Kosovës. Diskutuam për çështjen si ta tejkalojmë sa më mirë, sa më lehtë dhe më shpejtë situatën me COVID-19”.

“Të gjithë duhet të respektojmë rekomandimet e ekspertëve për të tejkaluar këtë fazë”.

“Pos kësaj diskutuam edhe për çështjet e zhvillimit ekonomik për pakon ekonomike që ka filluar të implementohet”, tha Thaçi para medieve pas takimit.

Kryeministri Hoti nga ana tjetër ka thënë se pret që shumë shpejt të votohet rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike, ndërsa u shpreh i kënaqur që kuvendi dje ka miratuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Pres që në ditët e ardhshme kuvendi të miratojë edhe rishikimin e buxhetit”.

Sa i përket dialogut për Serbinë ai ka thënë se e ka informuar presidentin për ecurinë e këtij dialogu dhe se është me rëndësi që dialogu të mos rrëshqas në nivel teknik.

“Tema tjetër që diskutuam është dialogu me Serbinë. E informova presidentin për ato që kanë ndodhur deri më tash, nga Samiti i Parisit, te videkonferenca dhe takimi në Bruksel. Ne do të sigurohemi të gjithë së bashku që dialogu të mos rrëshqas në nivel teknik”.

Kryeministri tha se pret përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë brenda disa muajsh.

“Po mundohemi që të koordinohemi edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mendoj që është një moment shumë i mirë sepse kemi vëmendje të shteteve kyçe në BE, por edhe të ShBA-së. Besoj që brenda disa muajsh mund të përmbyllet”, ka theksuar Hoti.

Të ngjashme