Thaçi e kërkon Luginën, Vuçiqi veriun e Kosovës

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 09:11 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke kërkuar që në kuadër të fazës finale të dialogut me Serbinë të diskutohet për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tashmë ka filluar të flasë për ndarjen e pjesës veriore të Kosovës. Sipas opozitës kosovare dhe monitoruesve të dialogut, ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve është në vijë me politikën e Serbisë për ndarje të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Paralajmërimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se në kuadër të dialogut të Brukselit do të kërkojë korrigjimin e kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, është pasuar me një kundërpërgjigje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili haptazi ka shfaqur ambiciet e Serbisë për ta marrë veriun e Kosovës.

Pavarësisht se Thaçi në vazhdimësi po zotohet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, Vuçiq në deklaratën e tij të fundit ka paralajmëruar ndarje të serbëve të Kosovës nga shqiptarët. Monitoruesit e procesit të dialogut vlerësojnë se idetë për shkëmbim territoresh ose korrigjim kufijsh janë tejet të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme