Thaçi e konfirmon se mbrëmë ishte në shtëpinë e Kadri Veselit

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se mbrëmë ka qenë në shtëpinë e prindërve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se vizitoi Fazli dhe Ajshe Veselin, prindërit e ish-kryeparlamentarit.

Çka bie në sy, është se Thaçi sërish i drejtohet me “vëlla i gjakut të luftës”, kryetarit të PDK-së.

“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”, ka shkruar Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme