Thaçi e Pacolli vazhdojnë takimet në New York

New York | 21 Sht 2017 | 18:24 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë takuar sot në New York kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare.

Ata i shprehën mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.

Thaçi ftoi kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, thuhet në një komunikatë të Zyrës së Presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme