Thaçi: E përgëzoj delegacionin shtetëror për prezantimin korrekt dhe profesional në Bruksel

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Delegacionin Shtetëror për prezantimin e tyre në dialog me Serbinë në Bruksel.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në OKB është objektivi i Kosovës..

Ndryshe gjatë ditës së sotme derisa Delegacioni ishte në bisedime në Bruksel, presidenti Thaçi ishte në një shëtitje në Brezovicë.

Postimi i plotë:

E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme