Thaçi e pranon se i konfirmohet aktakuza nga Specialja, i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar se ka marrë konfirmimin nga Gjykata Speciale për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se është në dispozicion të drejtësisë duke kërkuar nga qytetarët që mos te humbasin durimin e shpresën.

“Unë do të bashkëpunoj me drejtësinë dhe nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë dhe duke besuar në të vërtetën dhe në të ardhmen e shtetit tonë dhe sot ju lus të mos e humbni shpresën dhe durim”.

“Kemi fituar lirinë dhe pavarësinë dhe tani po ndërtojmë shtetit tonë. Aktakuza ndaj meje është çmim i vogël që kërkohet ta paguajë  për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka shtuar se është pastërtia e luftës së UÇK-së do të dëshmohet dhe se ndihen krenar që kanë qenë pjesë e saj.

“Jam krenar qe kam qenë pjesëtar i UÇK dhe jam krenar së bashku me bashkësinë ndërkombëtare kemi luftuar regjimin e Millosheviqit dhe jam krenar qe e kemi fituar lirinë”.

“Vetëm toleranca dhe respekti janë ato që qojnë vendin përpara, jemi popull liridashës, por jo hakmarrës prandaj asnjë pretendim nuk mund të ndryshoje sepse Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori”.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim për aktakuzë ditën e djeshme.

Ndërsa edhe Rexhep Selimi ka njoftuar se aktakuza ndaj tij si i dyshuar për krime lufte është konfirmuar nga kjo gjykatë.

Përderisa për në Hagë gjatë së mërkurës është përcjell pas më shumë se 9 orë bastisjesh në shtëpinë e tij, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Të ngjashme