Thaçi: E pranuam Gjykatën Speciale me gjysmë zemre

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 15:23 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, me juridiksion ndaj të dyshuarve potencialë kosovarë, një “padrejtësi historike”, duke shtuar se qeveria e Kosovës e pranoi atë me gjysmë zemre si “çmim për lirinë e saj”.

Në një intervistë për “The Associated Press”, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë, Thaçi kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, me bazë në Hagë, dhe e krahasoi atë me krijimin e një gjykate për t’i gjykuar hebrenjtë që janë persekutuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencë si komb dhe nuk ka sulmuar askënd”, tha Thaçi.

Gjykata Speciale ka juridiksion ndaj të dyshuarve potencialë për krime lufte në Kosovë, por ende nuk është marrë me asnjë rast.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme