“Thaçi e prishi koalicionin për të shmangur Gjykatën Speciale”

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 22:25 | Nga

Pas një vit e gjysmë krizë politike, Kosova rezultoi me rënie të qeverisë dhe shpërbërje të parlamentit.

Deputetët e Partisë Demokratike, parti kjo dikur e Hashim Thaçit kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë e iniciuar nga Nisma për Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, motivi kryesor për këtë lloj të shpërndarjes së parlamentit dhe shkuarjes në zgjedhje pretendohet të jetë dëshira që përmes pjesëmarrjes në qeveri të sigurohet imuniteti politik për ata që mund ta gjejnë veten në listën e akuzuar të Gjykatës Speciale.

‘Shqiptarët kanë premtuar se do të jetojnë në ‘projektin evropian’, por është e qartë se kjo perspektivë është e largët pasi nuk ka liberalizim të vizave e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërsa të gjitha këto janë të lidhura me dialogun me Beogradin i cili është duke u drejtuar nën kujdesin e Brukselit’.

B92 shkruan se ka dyshime të mëdha se disa zyrtarë të cilët ishin në qeverisje dhe kuvend mund të gjendjen në listën e të akuzuarve nga Gjykata Speciale dhe ishin të mbrojtur me imunitet politik ndërsa tani ndihen të rrezikuar.

Supozohet se qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet nga PDK dhe AAK-Nisma. Në këtë variant jashtë mund të mbetet partia e Isa Mustafës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Çështja e komunave serbe mbetet pezull në ajër gjithashtu dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është i sigurt se kur do të rifillojë. Mirëpo ekziston një mundësi rifillimi pasi dialogu ka kaluar në nivel presidentësh dhe bisedimet mund të zhvillohen mes homologëve Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit.

Sipas medies në fjalë data e zgjedhjeve supozohet të jetë 25 qershori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme