Thaçi e quan Kurteshin zvarranik, Quni përplaset me presidentin për luftën – i thotë je frikësuar

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 16:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Po ti mu ke lutë si zvarranik në zyre me të ba avokat po mos bo hajgare”, i ka thënë presidenti i vendit, Hashim Thaci, deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Në Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ftesën për intervistë e kishte marrë presidenti Thaçi, po zhvillohen akuza e kundërakuza.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i tha se Thaçit se ky ekspert është argat i tij.

Madje aty filloi të diskutohet edhe lufta. Deputeti Quni i tha presidentit Thaçi që jeni frikësuar gjatë luftës.

“Kur ti the se keni pas simpati e jo tani unë jam shumë i dyshimtë që ky ekspert është argat i juaji”, tha deputeti  i LKD-së, Anton Çuni.

“Vullneti juaj politik nuk mund ta lufton pozicionin tim”, tha Thaçi.

“z. President unë e di që ju jeni frikuar gjatë luftës por nuk e di pse po frikësoheni në paqe”, i tha Çuni-Thaçit.

“Po dihet kush është frikacak, kërkoj vetëm disa sqarime, ju e dini se kush i ka dorëzuar 4 mijë armë për një vikend dhe kush ka ikë, tjetër kujt shko shitja këto”, i tha Thaçi-Çunit.

Në debatin se kush u frikësua më shumë gjatë luftës u bë pjesë edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa. Ky i fundit, iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së, Anton Quni.

Beqa i tha Çunit se ai ka qene me korrespodencë me luftë dhe ka qenë i paguar.

“z. Çuni ti ke qenë me rrogë në Shqipëri ke qenë frikacak dhe me këqyr sa ke qenë në luftë unë njo 2 vjet i kom luftë më shumë se ti, ti s’je kon më sofër të parë me folë me ty, ti je kon një dezertor me pagesë në Shqipëri dhe ti i ke marrë paret e familjarëve tonë atje, ti se din çka oshtë lufta Anton, ti ski vjet sa jom kon unë në luftë, ti Anton Çuni je lon me korrespodencë në luftë”, tha Beqa, raporton EO.

Një koment të njëjtë ndaj Çunit e dha edhe presidenti Thaçi, ai i tha Çunit se ai në luftë një këmbë e ka pasë në Shqipëri dhe një në Kosovë, duke shtuar se ai ka ardhë në luftë kur Nato ka hyrë në Kosovë.

“Ti po flet për luftë mas pati mos u djersit se ti luftë je kon kah fundi se ti një këmbë e ke pas në Shqipëri e njo n’Kosovë, ti je hi n’Kosovë pasi u hi Nato n’Kosovës, ti je i paguar duke luftu me uniformë, ty duhet me t’ardhë turp për shumë sene se cka ke bo, ti asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës”

“Ti je gënjeshtar president”, i tha Çuni- Presidntit.

Pas këtij debati komandantësh, deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, kërkoi që të kthehet vëmendja e diskutimit në temën për çka janë thirrur të bisedojnë.

“Kthehuni te tema dhe këso e shndërroni këtë mbledhje në një temë ku presidenti ik dhe i shmanget pyetje dhe kryesuesi nuk din me menaxhu këtë mbledhje. z.President a ju ka thirr presidenti Erdogan para depërtimit të 6 shtetasve turq, pse po i ikni pyetjeve tona, sot përgjigju sepse kjo temë nuk ka të bëjë me ekspertët por kjo është tendencë e juaj me ju largu thirrjes së Komisionit”, pyeti deputeti Frashër Krasniqi.

Përgjigje pati presidenti Thaçi.

“Politikisht 100 për qind ki të drejtë por unë nuk mund ti ikë mos respektimit të ligjit, si mund të besosh ti se nuk ka synim të anshmërisë kur ju disa konstatoni pa u bë pyetje hiç”, tha presidenti.

Të ngjashme