Thaçi e quan Sali Berishën gërmadhë politike

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 22:06 | Nga Ekonomia Online

Marrëdhënia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha duket sa prekur fundin.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Thaçi ka shkuar edhe më tej në akuzat ndaj Berishës duke e quajtur një gërmadhë politike.

“Sa i takon Berishës, unë çuditem si ai nuk ka pasur guximin politik e qytetar dhe që nuk e ka guxuar ta denoncojë shkëmbimin e territoreve që kur e ka propozuar Rugova, Qosja Daci, etj. Krimineli kthehet në vendin e krimit. Edhe Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës. Duke e nisur me favoret ndaj Millosheviçit dhe më pas me mëkatet ndaj UÇK-së që e quante marksiste dhe terroriste. Unë kam shkuar në zyrën e tij në 99-ën. Kur jam zgjedhur kryeministër kemi pasur një respekt reciprok. Shpreh keqardhje për gjendjen e tij aktuale morale që duket si një gërmadhë politike”, tha Thaçi.

Sponsored by Revcontent

LAJMET MË TË LEXUAR NË LOCAL AREA

10 Kuriozitete Të Pabesueshme Rreth Angelina Jolie

Kreu i shtetit të Kosovës duke folur lidhur me akuzat për ndryshimin e kufijve tha: “Është qesharake të mendohet se ideja e përfshirjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën, të jetë e Aleksandar Vuçiçit. Nuk jam që të flas se çfarë mendon Aleksandar Vuçiç, flas në atë që angazhohem si president në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës”.

Të ngjashme