Thaçi e quan “sorrë” Beogradin: Le të krrokat sa të dojë

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka quajtur “sorrë” Serbinë, derisa ka komentuar deklaratat e Beogradit për pjesëmarrjen e Kosovës në hapjen e aeroportit të ri të Stambollit.

“Në Stamboll të Turqisë është nderuar shteti i Kosovës dhe shteti i Shqipërisë. Krenar me respektin që u bëhet shteteve tona. Beogradi le të krrokat sa të dojë,” ka shkruar Thaçi në Fracebook, shkruan EkonomiaOnline.

Presidenti Thaçi ishte pjesë e ceremonisë në Stamboll përkrah liderëve të shumtë botërorë të pranishëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme