Thaçi: Emërimi i ambasadorit nga Trump është dëshmi se Amerika qëndron pranë nesh

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të premten do të vizitoj Kosovën.

Ai do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret këtë emërim të ambasadorit, si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi ka thënë se kjo është një dëshmi tjetër që tërë shteti amerikan, qëndronë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.

Ky është postimi i plotë i Hashim Thaçit:

E mirëpres emërimin e Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ky emërim është një tjetër dëshmi që Presidenti Trump, administrata amerikane, tërë shteti amerikan, qëndrojnë pranë nesh në çdo hap të rëndësishëm.

Tash jemi edhe më konfident në procesin e dialogut dhe në mundësinë që të arrijmë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, dhe kështu ta përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë.

Ky është lajm i mirë edhe për rajonin si dhe të gjithë ata që angazhohen për paqe të qëndrueshme, për zhvillim, për jetë më të mirë për të gjitha shtetet në Europën Juglindore.

E kemi thënë gjithmonë dhe besojmë gjithmonë se jemi me fat që kemi përkrah Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH

Të ngjashme