Thaçi emëroi Sami Hamitin anëtar të KQZ-së

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 10:46 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Sami Hamitin, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Sami Hamiti, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme