Thaçi falënderon Trumpin: Presim përfundimin e dialogut me njohje reciproke

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur përsëri pas publikimit të fotografisë së takimit të mbrëmshëm që ai pati në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi e ka falënderuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për kontributin e këtij të fundit në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se përfshirja direkte përmes Richarg Grenell i dërguar i posaçëm për dialogun dhe përmes Robert O’Brien këshilltar për siguri i presidentit Trump e ka sjellur një dinamikë të re në dialog, duke shtuar se pret marrëveshjen finale me njohje reciproke.

Postimi i plotë i presidentit:

Faleminderit përsëri për Donald Trump për mbështetjen që i ka dhënë dialogut Kosovë-Serbi. Involvimi direkt përmes Rober O’Brien dhe Richard Grenell ka sjellur një dinamikë të re në proces dhe mezi presim përfundimin e tij me njohje reciproke.

Të ngjashme