Thaçi flet për takimin me Kurtin: Ishte takim i gjatë dhe përmbajtësor

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 17:27 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ishte i gjatë, duke thënë se takimi ishte në interes nacional, raporton Ekonomia Online.

Ka thënë se takimi ishte për t’u dakorduar në dialog me Serbinë.

“Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshme që duhet të ndodhin dhe të merren nga institucionet e Kosovës. Konstatojë se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtjesor. Mendojë shumë i hapur ku janë diskutuar disa gjëra që kemi pasur vlerësime konstruktivë”, ka thënë Thaçi.

Për reformat që duhet të ndodhin në vend, për integrimeve evropiane. Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ishte konstatim i përbashkët që një punë e përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik, të pozitës dhe opozitës, mund të qoj vendin më mirë përpara.

LEXO EDHE:

Të ngjashme