Thaçi: Franca ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 12:40 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Kreu i vendit e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e gjithëmbarshme të saj dhe të shtetit francez për Kosovën.

Ndërkaq, ambasadorja Daviet u shpreh e kënaqur që ka pasur mundësinë të punojë në Kosovë dhe të kontribuojë për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se Franca mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet dhe zgjerohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme