Thaçi ftohet për intervistim rreth dëbimit të shtetasve turq

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi sot pritet të intervistohet nga Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars të vitit të shkuar.

Ky intervistim është paraparë të bëhet në orën 13:00.

Në këtë komision gjatë nëntorit të vitit të kaluar ishte intervistuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Për të njëjtën çështje ishin ftuar edhe zyrtarë të tjerë si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë por edhe familjarë të të deportuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme