Thaçi fton qytetarët të bëhen pjesë e Ushtrisë

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bëhen pjesë e Ushtrisë.

Konkursi për aplikim për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës është nga 10 gushti deri më 21 gusht.

Thaçi ka thënë se nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut duke iu bashkuar Ushtrisë.

“Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kosova në fund të vitit 2018 kishte miratuar projekt-ligjet që transformin FSK-në në Ushtri.

Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë. Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen. HTH 🇽🇰

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 7. August 2020

Të ngjashme