Thaçi: Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar Krushën e Madhe.

Thaçi kujtuar masakrën në të cilën u vranë 240 civilë të pafajshëm.

Ai me këtë rast tha se gratë e këtij fshati janë simbol mbijetese.

“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vranë 240 civilë të pafajshëm në një prej masakrave më të mëdha. Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re. HTH”.

Të ngjashme