Thaçi: Grupi i Kurtit të japë përgjegjësi për rastin e Pacollit dhe shtytjen në vetëvrasje të të riut

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 11:39 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti kërkon përgjegjësi nga  Kurti  për vdekjen e Agon Musliut dhe sulmin e mundshëm ndaj Pacollit, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për medie ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe dy ministrat në detyrë Xhelal Svecla e Arben Vitia. Ai ka thënë se ky grup duhet të japin përgjegjësi për shtytjen në vetëvrasjen e të riut nga Gjilani, Agon Musliu i cili u hodh nga katet e larta të një konvikti në karantinën në Qendrën e Studentëve.

I pari i vendit tha se qeveria në detyre duhet të japin përgjegjësi rreth sulmit të mundshëm ndaj kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Unë mendoj se grupi Sveçla, Kurti e Vitia duhet të japin përgjegjësi rreth sulmit që i kanosej ndaj Pacollit dhe për më tepër rreth shtytjes së vetëvrasjes së një të riut në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Pra këtu duhet të japin përgjegjësi grupi i tyre. Sa i përket vendimeve të qeverisë, ju e dini se ato janë shpallur si antikushtetues dhe shkelje e rëndë e Kushtetutës, prandaj unë i respektoj vendimet e IKSHP dhe jo vendimet antikushtetuese të kësaj qeverie”, tha Thaçi.

Të ngjashme