Thaçi: Hyrja ilegale e Gjuriqit në Kosovës, inskenim i Vuçiqit

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 20:31 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Jeta në Kosovë” ka thënë se ardhja e Marko Gjuriq në Kosovë ishte një inskenim nga Serbia dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq.

Ardhja e Gjuriqit pa leje nga institucionet shtetërore të Kosovës, sipas Thaçit ishte skenar i përgatitur nga Serbia, i cili është bërë publik edhe në takimin në Bruksel.

“Vuçiqi e ka urdhëruar Gjuriqin të vij në Kosovë. Arsyeja është se Vuçiq ka humbur mbështetjen e plotë ndërkombëtare me idetë e tij për ndarjen e Kosovës që ka proklamuar, ka humbur mbështetjen e plotë të të gjithëve kudo që ka shkuar”, ka theksuar Thaçi.

Thaçi ka thënë se të gjitha institucionet relevante në Republikën e Kosovës kanë qenë të njoftuara për ndalimin e tij.

Të ngjashme