Presidenti i dorëzon delegacionit një raporton për dialogun, s’ka asnjë draftmarrëveshje me Serbinë

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 15:06 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahemti, bashkëkryesues i delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, tha se kanë pranuar një raporton për temat e diskutuar në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nuk ka asnjë draftmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në lidhje me takimet që zoti Thaçi i ka pasur në Bruksel, është një takim i rregullt që po mundohemi ta bëjmë si traditë për këtë çështje sot na u dorëzua ky raport zyrtarisht për bisedimet me Serbinë”.

“Dua  t’i potencoj dy gjëra ky është një raport i presidencës, por nuk është dokumentacion që është dakorduar me Brukselin nuk është transkript i takimeve, por raportim për temat që janë hapur në Bruksel”.

“Në këto tema janë të zhdukurit, të zhvendosurit trashëgimia kulturore, minoriteteve etj”.

“Tash këtë material do ta dërgojmë në delegacionin. Pra edhe në raport shkruan po e konfirmoj edhe sot në takim nuk ka asnjë draft-marrëveshje të dakorduar me Serbinë as me Brukselin”.

Ahmeti ka thënë se takimi i fundit mes dy palëve nuk është mbajtur për shkak të vendosjes së taksës

“… konfirmuam që deri më tani kanë ndodhur 3 takime, pra i katërti nuk ka ndodhur për shkak se Serbia është tërhequr për shkak të taksës”.

“Tash mbetet në delegacion ta diskutojmë, por është e qartë që nuk ka një marrëveshje dhe për ne mbetet të dërgojmë temat tona në Bruksel”.

“Edhe ekipi i presidencës po thotë kështu kemi folur gojarisht për çështjet më shumë ka pasur diskutim me Brukselin sesa me Serbinë. Është e qartë që nëse ka fazë përfundimtare të dakordimi”.

“Nëse në raportin e presidentit thuhet qe nuk ka asnjë marrëveshje të shkruar atëherë kuptohet kështu që do të fillohet nga zero. Është raport mbi takimet që kanë pasur”.

Kurse zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha se marrja e dokumenteve prej presidentit do të thotë se tash dihet se nga ku po fillojnë bisedimet, raporton EO.

“Për ne si delegacion ne e dimë tani ku jemi në këtë proces dhe ky ka qenë qëllimi që ta kemi të qartë nga ku po fillojmë”.

“Aktualisht ne duhet të fillojmë prodhim-dokumentet, kemi marrë dokumentet nga institucioni kryeministrit dhe presidentit dhe së shpejti tash do t’ia dorëzojmë platformën Kuvendit”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Konferencë pas takimit të presidentit Hashim Thaçi me kryesuesit e Ekipit Negociator

Posted by EkonomiaOnline on Monday, January 21, 2019

Të ngjashme