Thaçi i drejtohet edhe me një letër Kurtit, i kërkon emrin e mandatarit

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe njëherë i ka shkruar letër liderit të Lëvizjes Vetëendosje.

Në letrën e radhës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar që sa më parë Vetëvendosje ta dërgoj emrin e mandatarit për kryeministër të ri të vendit.

“Kërkoj përsëri nga ju që ta bëni propozimin për kandidatin/en për kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me Nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. KO103/14. Unë ju siguroj që brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’I dhënë vendit Qeveri të re me legjitmitet nga Kuvendi i republikës së Kosovës, do të propozoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar qeverinë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Thaçi i aka dërguar Kurtit.

Tutje në këtë letër Thaçi shkruan se “si president i Republikës së Kosovës do të ndërmarrë këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë COVID-19, e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetues”.

Të ngjashme