Thaçi i emocionuar pas transformimit të FSK-së: Ushtria është aleate e NATO-s

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, pas votimit të tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri u shpreh i emocionuar, por tha se do të jenë të vendosur për reforma dhe profesionalizëm të ushtrisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

Thaçi shtoi se pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po përmbyllet procesi i shtetndërtimit.

“Sot është ditë historike për Kosovën, është ditë e jashtëzakonshme. Një e arritur historike. Kosova ka ushtrinë, shtetit që po konsolidohet çdo ditë, multi-etike për paqe në botë dhe rajon. Do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarët”.

“Kujtojmë edhe një herë gjithë dëshmorët, kujtojmë gjithë ato sakrifica, po zotohemi.  Uroj Kosovën për ushtrinë, për kontributin e tyre, ata po japin mesazhet. Do të punojmë në drejtimin tonë. Sot Kosova ka marrë vendimin”.

“Falënderojë miqtë dhe partneret për besim. Është momenti të kthemi në agjendën ditore të menduar t’i kthemi dialogu Kosovës që do t’i sjellë Kosovës largimin e Serbisë”.

“Urime të gjithëve, urime populli i Kosovës.  Ndihem i emocionuara dhe të vendosur për reforma për profesionalizim e ushtrisë, por duhet edhe të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Nuk është me rëndësi numri dhe vendimi por aleanca që ka ushtria ajo është NATO”.

EkonomiaOnline

Posted by EkonomiaOnline on Friday, December 14, 2018

Të ngjashme