Thaçi: I papranueshëm dëmtimi i varrezave të komuniteteve rom, shkali dhe egjiptian në Rahovec

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se dëmtimi i varrezave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në Komunën e Rahovecit është një akt i ultë dhe i papranueshëm në shoqërinë tonë shumetnike.

“Si president i vendit e dënoj ashpër këtë veprim të ulët dhe kërkoj nga Policia e Kosovës që ta hetojnë rastin dhe përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë”, ka thënë Thaci.

“Komunitetet janë pasuri e Republikës së Kosovës. Harmonia ndëretnike është shembull për gjithë rajonin dhe nuk e lejojmë askënd që ta prishë atë!”.

Të ngjashme