Thaçi: I papranueshëm sulmi me vezë ndaj Avdullah Hotit

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi e ka quajtur të papranueshëm sulmin me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Ai tha se rastet e tilla kanë qenë dhe do të mbeten të dënueshme në demokracinë e Kosovës,

“Sulmi me vezë ndaj Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, është i papranueshëm dhe i dënueshëm në demokracinë dhe shtetin që kemi ndërtuar. Tendenca për ta arsyetuar dhunën si mjet për arritjen e qëllimeve politike ka qenë dhe do të mbetet përherë e papranueshme dhe e dënueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjatë ditës Hoti u sulmua me vezë nga disa persona që kërkuan të mos hiqet taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Ndërkaq, policia e ka cilësuar veprën si “sulm” dhe është në kërkim të atyre personave.

Të ngjashme