Thaçi: Integriteti territorial i Kosovës – i paprekshëm

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 17:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin që pati me homologun e tij slloven, Borut Pahor, ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është krucial, pasi është pyetur se a është ndarja apo këmbimi i territoreve një opsion real për Kosovën.

Ai tha se Kosova ka integritet territorial të paprekshëm.

“Po shënojmë 10 vjetorin e Pavarësisë me 115 njohje ndërkombëtare, i dimë pengesat e procesit të anëtarësimit të Kosovës në OKB, Kosova ka integritetin e vet territorial të paprekshëm, është unik dhe i njohur i pranuar ndërkombëtarisht”.

“Janë shqetësuese debatet në këtë 10-vjetor të pavarësisë, për gjëra të kota të tejkaluara, për mua debate të kota të vdekura, sepse ka pasur ma herët ide për ndarje, ide edhe për shkëmbime ka pasur edhe ide prej liderëve të Kosovës të deklaruara publikisht për shkëmbim, por kam qenë i qartë sepse respektimi i integritetit territorial është krucial për të ardhmen e Kosovës. Ide të tilla nuk sjellin paqe në rajon, ide të tilla nuk janë të institucioneve tona”.

“Lakimi i emrit tim në këtë problematikë nuk është i rastësishëm. Unë i kuptoj sponsoruesit e kësaj ideje, por përgjigjja ime është e qartë; Bibël dhe Kuran për mua është Deklarata e Pavarësisë e Kosovës, dhe jo spekulimet”, shtoi Thaçi.

Të ngjashme