Mike Jackson dekorohet me Medaljen për paqe dhe liri

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 17:14 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim gjeneralin Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, të cilin për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, e ka dekoruar me Medalje Ushtarake për paqe dhe liri.

Presidenti Thaçi theksoi se Gjenerali Jackson është një nga njerëzit që ka arritur marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-së në Kosovë, prandaj është gjenerali i periudhës së luftës dhe i paqes për Kosovën.

“Kemi punuar në kohë sfidash bashkërisht në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre, të tranzicionit demokratik, në përkushtimet e përbashkëta me të gjitha organizata ndërkombëtare”.

“Prandaj roli i Gjeneralit Xhekson është i pazëvendësueshëm, është historik për paqen, stabilitetin në Kosovë dhe në  regjion për demokracinë dhe prosperitetin”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme