Thaçi: Janari, muaji i heronjve që patën ideal çlirimin e Kosovës

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kujtuar sot heronjtë dhe të rënët e muajit Janar.

Thaçi ka thënë se në historinë e re të Kosovës, ky muaj u regjistrua i heroizmit dhe lavdisë në sajë të sakrificës së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka.

”Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit! HTH”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme