Thaçi: Jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por duam që edhe Kosova të jetë në NATO

NATO Secretary General Jens Stoltenberg and Hashim Thaci (Kosovo)
Prishtinë | 04 Pri 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin e 70-të të themelimit të Aleancës Veriatlantike, thotë se me respektin dhe mirënjohjen më të thellë kujtojnë rolin e pazëvendësueshëm të saj për tërë botën.

“Si bashkësi e popujve dhe shteteve që punon pareshtur për forcimin e paqes, NATO-ja vazhdon të reflektojë më së shumti siguri, bashkëpunim e solidaritet për të gjithë”.

“ Jemi të lumtur që e kemi NATO-n në Kosovë, por dëshirë e jona është që edhe Kosova të jetë në NATO. Rrugëtimin euroatlantik duam ta vazhdojmë si vend anëtar i NATO-s dhe për këtë po punojmë pandërprerë”.

Në rresht me të gjitha vendet anëtare të NATO-s, tashmë edhe Republika e Kosovës është e gatshme që të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në rajon, Evropë dhe botë”, shkruan Thaçi në Facebook.

Të ngjashme