Thaçi kërkon që urgjentisht Kuvendi të miratojë rezolutë për krimet dhe gjenocidin serb

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 11:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbajtur konferencën e dytë pas kthimit nga Samiti i Berlinit, raporton Ekonomia Online.

Konferencën kreu i shtetit e ka filluar me falënderim ndaj Kongresmenit Eliot Engel për mundësinë që i është dhënë Vasfije Krasniqit-Goodman për të rrëfyer dhunën seksuale.

“Dua të kujtoj rrëfimin e Vasfije Krasniqit para anëtarëve të kongresit Amerikan ku dëshmoi përmasat e dhunës, krimit dhe gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullatën civile shqiptare. Ky rrëfim ngjall emocione të forta para anëtarëve të pranishëm, por edhe para gjithë njerëzve që e përcollën”.

Thaçi tha se asnjë krim i kryer nga Serbia nuk duhet heshtur. Ai ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, raporton EO.

“Pas 20 vitesh askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e vrasjeve nuk doli para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare, iniciativa e Krasniqit për të dhënë publikisht përjetimin tragjik është guxim i lartë i saj dhe asnjë segment i krimit nuk duhet heshtur sado i dhembsh të jetë”.

“Falënderoj mikun tonë Eliot Engel që bëri gjithçka për lirinë e pavarësinë dhe njohjen e të vërtetës së gjenocidit shqiptar, pa mbështetjen e tij rrëfimi i Kranaiqit do ishte i pamundur dhe si president shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e madh për këtë mundësi që u prezantua e vërteta e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”.

“Kërkohet nga institucionet urgjentisht pikërisht tani kur po kujtohen masakrat që Kuvendi në një të ardhme të afërt të nxjerr rezolutën për krimet e gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Të ngjashme