Thaçi kërkon të hetohet Komisioni për rastin e “gylenistëve”, ka dyshime për ekspertin ndërkombëtar

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 15:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Presidenti Hashim Thaçi tha se me zgjedhjen e ekspertit Tienmu Ma, Komisioni ka bërë shkelje ligjore, i shtoi se duhet të formohet një Komision parlamentar për t’i hetuar anëtarët e komisionit për rastin e 6 shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.

“Ky Komision duhet të ketë etikë pune, se me thanë drejtë unë nuk mërzitem për krekosje të askujt hiç, ju si Komision duke pranuar termin e referencave ju keni bërë shkelje ligjore dhe parlamenti duhet të formojë një komision tjetër hetimor që të iu hetojnë juve”.

“Eksperti i juaj ka bartura deklaratat e shefit të dirigjentes dhe policisë ka bartur materiale dhe intervista të tyre në media dhe keni bërë shkelje nga dita e parë që e keni marrë ekspertin”.

Thaçi tha Tienmu Ma është simpati e deputetit Sami Kurteshi, raporton EO.

“Pyetja ime është e qartë për Sami Kurteshin a e ke propozuar t’i ekspertin po jo. Çdo pyetje i përgjigjem por mos kërkoni të bëj shkelje ligjore se nuk e bëj. Samia këtë ekspertin e ka simpati”, pyeti Thaçi.

Deputeti nga LDK-ja, Driton Selmanaj, pyeti presidentin nëse ai e ka dhënë urdhrin për dëbimin e 6 shtetasve turq.

“Krejt problemi është mos me e kryer obligimin tënd kushtetues sepse ne e dimë që ju jeni ai që qëndroni mbrapa kësaj, problemi është që kemi president që nuk i kupton as gjërat parlamentare. Duam të dimë që ai je ti aj që ke dhënë urdhër për këtë proces”.

Ndërsa më anën tjetër presidenti ka ngulur këmbë që me angazhimin e ekspertit ndërkombëtarë Tienmu Ma, Komisioni ka bërë shkelje.

“Më thuaj cili shtet në botë lejon me ngarkuar ekspert të huaj me intervistuar presidentin e kryeministrin”, tha Thaçi.

Presidenti pyeti komisionin se nëse eksperti Tienmu ma është i paanshëm përderisa sipas Thaçit është propozuar nga deputetit Sami Kurteshi.

“Nëse këshilltari ose eksperti ligjor nuk ka pas drejtë të votimi kërkoj përgjigje të sinqertë a është e vërtetë që ai ka pas analizat e deklaratave që kanë ardhur. A mendoni që ai ekspert mund të jetë i paanshëm përderisa është propozuat prej Samiut?”, pyeti presidenti Thaçi.

“Kjo është shpifje bre, ku ka qenë kundër me u zgjedhë unë avokat i popullit”, i tha Kurteshi -Thaçit.

Thaçi e Kurteshi akuzojnë njëri-tjetrin se kanë qenë pjesë e ShIK-ut

Pas një kërkesë për pauzë ka filluar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku para anëtarëve të komisionit po raporton Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Së pari presidenti kërkoi leje për pyetje procedurale të Komisionit.

“A mund të bëj pyetje procedurale a jo”, tha Thaçi

”Jo ne jemi këtu për të bërë pyetje dhe jo ju”, tha kryetari i komisionit Xhehla Sveçla.

“Kam të drejtën time si qytetarët të dijë për pyetje procedurale dhe sqarime procedurale dhe mu nuk mund të ma ndalni këtë të drejtë dhe nëse ju vendosni kështu ju po më dëboni nga komisioni”, tha presidenti.

Presidenti i tha Deputetit Sami Kurteshit se ai ka qenë anëtarë i ShIK-ut.

“Ju kom mujtë 7 herë kur është kanë koha atëherë kurrw t’i ke qenë anëtarë i ShIK-ut”, tha presidenti.

“Këto janë shpifjet më të poshtra të tuat”, ia ktheu Kurteshi, presidentit.

“Kur vetë ke ardhur në parti 2003 je ardhur ke thanë që je aty, në ShIK”, i tha presidenti, Kurteshit.

“Lej këto fore të killafta dhe këqyre sa i poshtër është”, i tha Kurteshi presidentit.

Thaçi në pjesën e parë të mbledhjes kishte kërkuar nga anëtarët e këtij Komisionit sqarim se kush është eksperti vendor apo ndërkombëtar, madje ai kishe kërkuar edhe CV-në e, Tienmu Ma.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/426341654766340/

Të ngjashme