Thaçi komenton deklaratat e Vuçiqit: Thirrjet për paqe e citimi i Millosheviqit s’shkojnë bashkë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 14:57 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po thotë se homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq ishte kontradiktor në fjalimin e tij në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka thënë se deklarimet e Vuçiqit dje në Kosovë për paqe dhe njëkohësit mbështetja e tij ndaj Millosheviçit, nuk shkojnë bashkë njëra me tjetrën dhe nuk i ndihmojnë përmirësimit të atmosferës në dialog.

“Ne vizitën e Vuçiqit dëgjuam fjalë për paqe, por edhe evokime për kasapin e Ballkanit përgjegjësin e gjenocidit Millosheviqin. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë. Lartësimi i figurës se xhelatit të Ballkanit dhe thirrjet për paqe nuk shkojnë njëra me tjetër . Ishte opinion aspak ndihmues për një atmosferë më të mirë në dialog”.

Thaçi pas takimit me liderët e Luginës, nuk është përgjigjur kur është pyetur a vazhdoni të besojë se Vuçiqi nuk është djalë problematik edhe pas deklaratave mbështetëse ndaj veprimeve të Millosheviqit.

“Kush është ai patriot në serbi qe merr vendim për njohje të Kosovës do t’i ndihmonte Serbisë”.

Thaçi ka thënë se mbështetë deklarimet e kancelares gjermane Angela Merkel, derisa ka falënderuar atë për ndihem që i ka dhënë Kosovës, e cila është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Kur flas për bashkim e di se nuk do të jetë dhuratë nga Beogradi. E di që pa një formulë evropiane të kompromisit kjo nuk do të ndodhë. As që vjen në shprehje diskutimi për Trepçën e Gazivodën. Këto janë për të krijuar frikë e panik”.

“E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel, e falënderoj për paqen që ka dhënë në Kosovë dhe rajonin tonë. Kancelarja Merkel në takimin e fundit që kam pasur me të, ka kërkuar që të dinamizohet dialogu dhe të ketë marrëveshje finale të pranueshme”.

Të ngjashme