Thaçi: Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin themelohet këtë muaj

Prishtinë | 04 Pri 2017 | 10:39 | Nga

Presidenti Thaçi në debatin e hapur në Lëvizjen FOL ka folur edhe  për Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin duke thënë se ky komision do të formohet brenda këtij muaji, raporton Ekonomia Online.

“Jemi përpjekur që në Kosovë mos të ndërtohen mure por ura të pajtimit dhe të punojmë për një vend si duhet. Komisioni do të jetë i pavarur, transparent dhe jo politik. Këtë muaj do ta themelojmë zyrtarisht Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme