Thaçi: Komunitetet janë pasuri e Kosovës, ta festojmë bashkë 10 vjetorin e pavarësisë

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 11:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komunitetet janë pasuri e Kosovës dhe do mbeten të tilla. Kështu tha sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në takimin me Këshillin Konsultativ për Komunitete, raporton Ekonomia Online.

Thaçi tha se ka përcjellë me vëmendje punën e Këshillit Konsultativ dhe i ka përgëzuar ata për angazhimin në përmirësimin e kornizës ligjore në Kosovë, ku tash promovohen dhe mbrohen më mirë edhe të drejtat e komuniteteve.

“Kanë qenë veçanërisht të rëndësishme angazhimet në promovimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, në fuqizimin e rolit të femrës në shoqëri dhe në çështjet e arsimit për komunitetet”.

Thaçi ndër të tjera përmendi edhe projektet që janë duke u realizuar si marrëveshja për termocentralin “Kosova e Re” dhe autostrada “Arbën Xhafëri”, projekte këto të cilat sipas Thaçit janë në të mirë të të gjitha komuniteteve.

“Përkrahi kërkesën tuaj për shtimin e buxhetit të këshillit. Jeta më e mirë ndërtohet duke u pajtuar për bashkëjetesë e për bashkëpunim mes neve. Nesër do të përurohet pjesa tjetër e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ që do të ofrojë komunën e Shtërpcës me Prishtinën, por edhe me aeroportin. Investimet që po i bëjmë në infrastrukturë janë në dobi të të gjitha komuniteteve”.

Presidenti ka ftuar komunitete të jenë pjesë e festimeve për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

“Ju ftoj që të bëheni pjesë e përgatitjeve për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Komunitetet kanë qenë dhe janë pasuri e jona. Kosova është atdhe i gjithë qytetarëve të saj. Është e rëndësishme puna e juaj për komunitetet e juaj”.

Në këtë takim anëtarët e këtij komisioni prezantuan para presidentin problemet me të cilat përballen komunitetet jo shumicë në Kosovë.

Sipas Kryesuesi për çështje të arsimit në këtë komisioni komuniteti egjiptian përballet me vështirësi nga më të ndryshmet.

Ai tha se kanë kontribuar në shtetndëtimin e Kosovës andaj edhe meritojnë të trajtohen si të tjerët pa dallim.

“Komiteti egjiptian përballet me sfida në fushën e shëndetësisë ku nga epidemitë e fruthit ka humbur jetën një fëmijë në mungesë të ilaçeve. Mungesa e një dokumenti veçmas për egjiptianë pas largimit nga ai i romëve dhe ashkalinjëve”.

“Mosrespektim i ligjit për shërbimin civil që sipas ligjit parashihet një përqindje prej 10 për qind ky komunitet ka vetëm 14 të punësuar bile fatkeqësisht nuk kemi asnjë të punësuar as nga presidenca. Ne jemi komuniteti që kemi kontribuar në shtet ndërtim dhe besoj që meritojmë të trajtohemi të barabartë”.

Të ngjashme