Thaçi: Konferenca e Rambujesë na e solli lirinë pas gjenocidit serb

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e Konferencës së RambujesëPërmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo konferencë shënon fillimin e kohës kur Kosova ishte pjesëmarrëse e barabartë për fatin e saj.

Sipas tij, kjo konferencë solli lirinë pas gjenocidit të kryer nga Serbia.

“Kjo konferencë shënon fillimin e kohës ku ne ishim pjesëmarrës të barabartë për fatin tone. Ajo na solli lirinë – pas gjenocidit të kryer nga Serbia. Sot, ne jemi të bashkuar që të arrijmë marrëveshjes gjithëpërfshirëse paqësore dhe të përmbushim rrugën tonë: Kosova në OKB, NATO dhe anëtarësim në BE”, ka shkruar Thaçi. 

Të ngjashme