Thaçi konfirmon përkrahjen e Maqedonisë në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 18:26 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se çdo marrëveshje në Bruksel do të jetë në interes të shqiptarëve dhe të gjithë rajonit.

Thaçi sot ka vizituar Maqedoninë me ç’rast është takuar me krerë shtetrorë si kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Në një postim në Facebook, Thaçi pohoi se ka marrë përkrahjen e të gjithëve për procesin e dialogut me Serbinë.

“Prej tyre mora përkrahje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe i sigurova se çdo marrëveshje që arrijmë në Bruksel do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit”, ka shkruar ai.

Poashtu, presidenti i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë që të votojnë pro referendumit, në mënyrë që të kontribuojnë në të ardhmen evropiane të vendit.

“E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme