Thaçi konfirmon takimin me Vuçiqin, do të raportojë në Kuvend

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar të jetë takuar me presidentin serb, Alleksandar Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se takimi ishte zhvilluar me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump”, tha Thaçi.

“Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, deklaroi më tej presidenti i vendit.

“Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë”, përfundoi ai.

Të ngjashme