Thaçi: Korrigjimi i kufijve është në favor të Kosovës, referendumi është i domosdoshëm

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 16:41 | Nga

Hashim Thaç beson se korrigjimi i kufijve me Serbinë është mundësia e vetme që Lugina e Pershevës t’i bashkohet Kosovës.

Në një postim në Facebook, Presidenti i Kosovës ka hedhur edhe njëherë poshtë mundësinë e ndarjes apo shkëmbimit.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.

Në një situatë të tillë, vërtet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme